Edhe pas 24-orësh zjarrfikësit nuk arrijnë ta shuajnë zjarrin në fabrikën e plastikës në Drenas

Prishtinë | 12 Mar 2024 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

As pas 24-orësh punë, zjarrfikësit nuk kanë arritur ta fikin tërësisht zjarrin në dy objekte të përpunimit të plastikës, në “Parkun e Biznesit” në Drenas.

Zjarrfikësit ende janë në vendin e ngjarjes duke bërë përpjekje për shuarjen e zjarrit.

Po ashtu, edhe një ekip i Policisë së Kosovës, po qëndron në vendin e ngjarjes.

Zjarri kishte nisur që nga ora 11:00 e ditës së hënë.

U angazhuan dhjetëra ekipe të zjarrfikësve por pa sukses sepse flakët vetëm përhapeshin, shkaku edhe i erërave të forta.

Dëme materiale sipas Policisë janë të konsiderueshme, por pa asnjë person të lënduar.

Të ngjashme