Edhe sot ka gjykim për ish-krerët e UÇK-së

Prishtinë | 18 Maj 2023 | 08:40 | Nga Ekonomia Online

Sot nga ora 9:00 do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi në Hagë.

Gjatë ditës së djeshme, është bërë publike një pjesë nga dhënia e dëshmisë së dëshmitarit të pestë në gjykimin Thaçi dhe të tjerët.

Me rastin hapjes së seancës publike, dëshmitari u përgjigj se kishte qenë 150 metra larg kur kishte parë për herë të parë disa burra me armë zjarri dhe më së afërti kishte qenë diku 3-4 metra, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

Ai tha se me t’i parë ata, kishte vazhduar nga një rrugë tjetër për t’iu dalë përpara, pasi sipas tij, ata kishin pasur një makinë të afërmit e tij.

Të ngjashme