Ekonomia Online
FUNDIT

Edhe sot nxehtë, nesër bien temperaturat

Edhe sot nxehtë, nesër bien temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot do të mbajë mot me diell dhe se temperaturat do të arrijnë deri në 35 gradë. Kurse prej nesër pritet të bien temperaturat për 5-6 gradë. “Do të mbajë mot me diell. Temperaturat minimale kanë lëvizur ndërmjet 16-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të […]

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot do të mbajë mot me diell dhe se temperaturat do të arrijnë deri në 35 gradë.

Kurse prej nesër pritet të bien temperaturat për 5-6 gradë.

“Do të mbajë mot me diell. Temperaturat minimale kanë lëvizur ndërmjet 16-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi deri 4m/s. Nga dita nesërme do të ketë ulje të temperaturave maksimale për 5-6 gradë”, thuhet në njoftimin e IHMK.

Të ngjashme