Edhe UNMIK-u shpreh “shqetësimin serioz” për ndalimin e dinarit, kërkon të shtrohet në dialog

Prishtinë | 06 Shk 2024 | 18:44 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh është shprehur e shqetësuar me zhvillimet rreth vendimit të Kosovës për të ndaluar dinarin në vend.

Përmes një deklarate nga UNMIK-u, thuhet se Ziadeh ka ndjekur me “shqetësim serioz zhvillimet e fundit që ndikojnë në të drejtat ekonomike dhe sociale të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera joshumicë”.

Ajo bën thirrje që çështjet e pazgjidhura të diskutohen brenda kornizës së Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, duke përfshirë kohën e duhur për të lejuar komunikim efektiv dhe kontakt adekuat me komunitetet e prekura paraprakisht.

“PSSP-ja rithekson përkushtimin e palëkundur të UNMIK-ut për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut për të gjitha komunitetet, duke përfshirë parimin e barazisë dhe mosdiskriminimit, i cili është një nga shtyllat e kornizës së të drejtave të njeriut në Kosovë”, thuhet në deklaratë.

Të ngjashme