Edhe Vetëvendosje i dërgon komentet në ZRrE, për krizën fajëson “vendimmarrjen e gabuar në të kaluarën”

Prishtinë | 31 Jan 2022 | 16:12 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje i ka dërguar komentet për strukturën e re tarifore të propozuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), raporton Ekonomia Online.

LVV propozon tri blloqe të reja tarifore për energjinë elektrike dhe të ngrihet pragu i shpenzimeve në 800 MgW (nga 600 MgW sa është propozuar).

Këtë e ka bërë të ditur shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila në një konferencë për medie, teksa tha se propozimet e tyre ruajnë familjet me gjendje të rënduar ekonomike, amvisëritë, familjet me të hyra mesatare e kështu më radhë.

“Qëllimi i propozimeve të GP të VV-së është mbrojtja e interesit dhe mirëqenies së qytetarëve dhe stabiliteti i furnizimit me energji elektrike. Aktualisht sektori elektroenergjetik është përballur me kriza të vazhdueshme si rrjedhoje e vendimmarrjes së gabuar. Me që fajtori për rrethanat e krijuara është edhe kriza aktuale rekomandimet tona për ZRRE janë bazuar të jenë sa më të përgjegjshme. Qëllimi ynë është ndarja me kujdes për secilën familje me qeverinë tonë”, ka thënë ajo.

LVV me këtë rast ka bërë propozimin e një strukture të re tarifore.

“Blloku i parë  tarifor deri në 800 kilovat i cili mbulohet nga prodhime i KEK-ut të mos ketë shtrenjtim të rrymës. Këtu përfshihet edhe subvencionimi i Qeverisë. Ky bllok tarifor përbën 63% të amvisërive në gjithë territorin e Kosovës”, tha Kusari-Lila.

“Blloku i dytë tarifor nga 800 deri 1400 kilovat të ketë një rritje e cila do të përcaktohet nga subvencioni i Qeverisë dhe llogaritjet e ZRRE-së që përfshinë mbi 23% të amvisërive”.

Kurse ZRRE-së i rekomandohet që të reduktojë investimet kapitale për vitin 2022 dhe të prezantojë një plan konkret për parandalimin e keqpërdorimit të rrymës.

Kusari Lila tha se 5.9 për qind është numri i humbjeve që ZRrE-ja i ka të prezantuar në dokument.

Të ngjashme