Projektligjin për transformim të FSK-së, të dorëzuar nga presidenti Hashim Thaçi në Kuvendin Kosovës, e mbështet edhe Lëvizja Vetëvendosje.
Kështu thotë për Ekonomia Online, Shkodran Hoti nga Zyra për Informim e Lëvizjes Vetëvendosje, duke shtuar se megjithatë do ta analizojnë këtë Projektligj për t’u vërtetuar se sa është “serioz”.
“Kosova duhet të ketë ushtri. Ne parim jemi për ligjin, por duhet të shohim përmbajtjen e tij dhe të shohim sa serioz është, ta analizojmë detajisht. Ushtria është e domosdoshme”, tha Hoti nga Zyra për Informim e Vetëvendosje.