Edhe Wawrinka në gjysmëfinale

Prishtinë | 24 Jan 2017 | 12:16 | Nga

Tenisti zviceran Stanislas Wawrinka ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinalen e grand slamit të parë të stinorit Australian Open në kategorinë single për meshkuj, duke e mposhtur kundërshtarin francez Jo-Wilfried Tsonga me rezultat 3-0 në sete.

Në ndeshjen e çerekfinales në kuadër të turneut Australian Open që organizohet në Melburn të Australisë, tenisti numër 4 në botë Wawrinka, i cili ka të fituar një trofe në këtë kampionat, u përball me tenistin e katërt në rang listën botërore, francezin Tsonga.

Wawrinka arriti ta sigurojë kalimin në gjysmëfinale duke e fituar ndeshjen 3-0 në sete, 7-6, 6-4 dhe 6-3.

Tenisti zviceran në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes Mischa Zverev-Roger Federer.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme