Pas tërmetit që goditi vendin e gjithë qeveria është e angazhuar në akomodimin e familjeve të prekura nga tragjedia e rëndë.
Ditën e djeshme, kryeministri Rama shoqëroi disa nga anëtarët e familjes Lala, të cilët janë edhe më të dëmtuarit nga tërmeti.
I pranishëm gjatë akomodimit të familjes ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili gjatë gjithë këtyre ditëve ka qenë në terren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti.
Por, teksa ngjitnin shkallët e pallatit, Rama ka vënë re disa detaje të vogla, shkarravitjen e mureve. Ai i kërkoi kryebashkiakut lyerjen sa më parë të mureve, duke i kërkuar që këtë punë ta bëjë vetë Veliaj.
Sigurisht që kryebashkiaku Veliaj u tregua i gatshëm ta merrte përsipër një punë të tillë.
Biseda gjatë ngjitjes së shkallëve
Edi Rama: Po këto pse nuk i lyeni këto o Erion? Pse nuk i lyeni këto muret?
Erion Veliaj: Do i lyejmë, do i lyejmë kryetar. Po…Edi Rama: Ça do i lyejmë, mos ti shikoj më këto… Ky është dhe pallati që administroni ju.
Biseda në shtëpi
Erion Veliaj: Do keni gjithçka këtu se Kryeministri është prefeksionist shikon dhe gjërat e vogla.
Edi Rama: Ore ça kryeministri, do të lyeni shkallët nesër. Ato shkarravina nuk duhet të jenë nesër. Mos na trego ça duhet të bëjmë ne, po na trego ça do të bësh ti. Nesër në mëngjes të vish këtu. Unë nesër do të dal në 5 e 30 nga shtëpia për në punë, ti do të dalësh në 4 e 30 do lyesh shkallën. Ti personalisht, ti.
Erion Veliaj: Ok./Front Online/