Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një tjetër përpjekje për të bindur studentët.
Në një postim në Twitter pas fjalës në sallën e Kuvendit kreu i qeverisë shkruan se është gati të plotësojë të 8 pikat e studentëve.
“Miq! Kori i protestës kur s’të dëgjojnë është domosdoshmëri. Refuzimi në kor i Dialogut është dobësi. Ju duhet ta dini që UNE JAM ME JU. Jam gati për të 8 PIKAT. Duhet të diskutojmë si e kur do të realizohen.
Nëse ju s’doni ta kuptoni këtë,vazhdoni mbajini peng të 8 PIKAT. Unë ju pres” – shkruan Rama në Twitter.
Miq!Kori i protestës kur s'të dëgjojnë është domosdoshmëri.Refuzimi në kor i Dialogut është dobësi.Ju duhet ta dini që UNE JAM ME JU.Jam gati për të 8 PIKAT.Duhet të diskutojmë si e kur do të realizohen.Nëse ju s'doni ta kuptoni këtë,vazhdoni mbajini peng të 8 PIKAT.Unë ju pres?
— Edi Rama (@ediramaal) December 13, 2018