Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur se paga minimale në Shqipëri nga 1 janari i vitit 2021 do të jetë 300 mijë lekë (të vjetra).
Momentalisht paga minimale për një punonjës është 260 mijë lekë, shkruan Top Channel.
Ai ka folur edhe për negociata “Nuk presim as mars, as maj, po të duan t’i hapin, po të duan mos t’i hapin negociatat dhe kur të kenë nge le t’i hapin. Mjaft më duke përgatitur dasmë kur krushqit nuk paraqiten, edhe pse nuk na i kanë hapur ne do të vazhdojmë që të punojmë sikur na i kanë hapur”, tha Rama.