Edi Rama promovon turizmin malor

Prishtinë | 15 Jan 2018 | 15:48 | Nga

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama prej kohësh i kushton një vëmendje të veçantë promovimit të turizmit, ku herë pas herës publikon artikuj të mediave ndërkombëtare apo video ku vlerësohet natyra apo bregdeti shqiptar.

Këtë gjë ka bërë edhe mëngjesin e kësaj të hëne, ku është ndalur tek turizmi malor.

Më konkretisht ai ka publikuar në Facebook, një sërë fotografish nga Malësia e Madhe nën dëborë.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje përrallore nga Lepusha e Kelmendit, në Malësinë e Madhe, vetëm pak kilometra larg nga Shkodra ku ka nisur të jetësohet turizmi malor, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme