Edi Rama rrëfen bisedën me Donald Trump në samitin e NATO-s

Prishtinë | 09 Qer 2017 | 22:46 | Nga

Gjatë intervistës në “Zonë e Lirë”, kryeminstri Edi Rama ka treguar edhe për takimin e tij me presidentin amerikan, Donald Trump.

Ai tha se foli dy herë me Trump.

“Folëm njëhërë në fillim dhe pastaj folëm gjatë vizitës në selinë e re të NATO-s. Herën e parë folëm për Shqipërinë për rajonin, për zhvillimet. Kur dëgjoi Shqipëria pati një reagim shumë pozitiv. Më pas herën e dytë i thashë: e di kush e ka bërë këtë godinën e NATO-s? Jo tha ai. E kanë bërë arkitektët që kanë bërë Trump Tower, i them unë. Ai më tha, në vend që të marrin avionët nga Chicago marrin arkitektët”

Më pas Çani e ka pyetur nëse Trump kishte dëgjuar për deklaratat e tij në CNN.

“Nuk më dha ta kuptoj”, i tha Rama.

S’e kishte dëgjuar fare fare e pyet sërish Çani.

“Është njësoj si të flasë kryeplaku i Viçidolit të Cim Peka. Unë nuk e njoh Çim Pekën”, u përgjigj Rama.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme