Edi Rama sërish sulmon udhëheqësit kosovarë për minishengenin, i quan patriotë me pizhame

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për shengenin ballkanik dhe për ata që kanë dalë kundër, në këtë rast edhe Albin Kurti, duke thënë se patriot nuk mund të bëhet duke qëndruar me pizhame në shtëpi.

Rama teksa deklaroi sot se ka qenë ai iniciatori për projektin e Shengenit të Rajonit, tha se për këtë ka pasur shumë debate me me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq për këtë çështje.

“Kush është kundër Shengenit rajonal, nuk më kupton. Shengeni rajonal është një vizon dhe një këmbëngulje nga ana ime, nga ana jonë, qysh në ditët e para të procesit të Berlinit. Ka qenë i penguar deri para pak muajsh nga presidenti i Serbisë me të cilin kam bërë debate. Nuk mund të bëjmë dot një marrëveshje rajonale mbi tregtinë, nëse nuk bëjmë marrëveshje për lëvizjen e lirë. A do të bashkohen kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë? Kjo kupton heqje të atij trau. Kjo e vendos ne pozicionin më të favorshëm Kosovën. Kosova po vet izolohet brenda kufijve. Mund të bësh dhe patriotin me pizhame dhe të rrish në shtëpi. Historia nuk shkruhet duke qëndruar në shtëpi dhe të bësh patriotin me pizhame”, theksoi ai.

Rama tha se prioriteti i katërt është regjimi i ri në vijën bregdetare. Sipas tij, brenda vitit 2021 do iu shpërndahen pronarëve të gjitha ato toka që rezultojnë të jenë pa konflikte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme