Edmond Hajrizi në projektin e BE-së për bizneset

Prishtinë | 13 Tet 2016 | 14:44 | Nga

Rektori i Kolegjit UBT, Edmond Hajrizi, po merr pjesë në takimin e parë të projektit të ri të mbështetur nga Komisioni Evropian, në të cilën UBT-ja është pjesë e projektit.

Takimi ka të bëjë me projektin “Transformimi i bizneseve nëpërmjet digjitalizimit dhe zgjidhjeve inteligjente”.

Do theksuar se është hera e parë që dikush nga Kosova merr pjese në një projekt të nivelit të tillë strategjik evropian.

Partnerët kryesorë në këtë projekt janë nga Gjermania, Spanja, Austria, Irlanda, Rumania dhe Turqia.

UBT-ja, si institucion i arsimit të lartë privat në Kosovë, ka partneritet me 250 universitete ndërkombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme