Edukimi shëndetësor i domosdoshëm për të rinjtë

Prishtinë | 11 Dhj 2018 | 14:07 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Edukimi shëndetësorë po vlerësohet të jetë i domosdoshëm për të rinjtë.

Në një diskutimin të hapur me temën “Edukimi Shëndetësor”, i organizuar nga koalicioni K10, u tha se rëndësi ka edukimi për shëndetin seksual dhe riprodhues, raporton Ekonomia Online.

Sociologu Leutrim Sahiti, tha se një fokus duhet të orientohet në zhvillimin e mjekësisë preventive. Çdo edukim shëndetësor të të rinjve i kontribuon ruajtjes së shëndetit të qytetarëve.

“Shëndeti apo promovimi i parë i shëndetit bëhet me familje. Përveç familjes rol të madh vuajnë edhe bashkëmoshatarët. Nëse shohim se një bashkë moshatarët vuan nga ndonjë sëmundje në asnjë mënyrë nuk duhet të tërhiqemi nga ata. Përmes programeve të fuqizimit të familjes duhet të kemi më shumë rol të familjeve sa i përket edukimit jo vetëm shëndetësor të familjeve. Familja duhet të jetë bazë e fillimit të edukimit”, tha Sahiti.

Sahiti shtoi se shteti duhet të ketë mekanizma që trajtim çdo aspekt që mund të prekë këtë moshë.

“Ndaj çdo shfaqje të gjendjes së ndryshme, sepse duke ndryshuar ndaj të rinjve që janë të sëmurë i stigmatizojmë.  Nëse nuk arrijmë të kemi një socializim të të rinjve sigurisht se pjesë e fajit për sëmundjet që shfaqen tek bashkë moshatarë tanë jemi vetë ne. Mungesa e aktiviteteve dhe mungesa e organizimit të jetës së të rinjve i bënë ata që të mendojnë për gjëra tjera si braktisja shkollës, lojërat kompjuterike, konsumimi alkoolit, pirja e duhanit”, shtoi Sahiti, raporton EO.

Në anën tjetër, Violeta Xërxa Thaçi nga Ministria e shëndetësisë, u është drejtuar të rinjve që të lajmërohen tek mjekët specialistë jo vetëm në raste kur preken nga  sëmundjeve seksuale por edhe për informim rreth tyre.

“Qëllimi është t’iu japim informata dhe të merrni informata. Do jem më praktike, pavarësisht asaj çka shkruhet sepse prej spontanitetit janë ardh rezultate më të mira. Unë mendoj se institucionet tona tu filluar prej mas luftës janë mundu të përmbledhin shumë aktivitete që kanë të bëjnë me vetëdijesimin e rinisë. Promovimi dhe edukimi është koncept i gjerë”, tha Xërxa Thaçi.

“Sëmundjet seksuale transmetuese janë sëmundje që transmetohen dhe janë lloje të ndryshme të tyre. Prandaj njohuria juaj se si të mbroheni, unë jam mëse e kënaqur nëse juve keni njohuri dhe keni interes më të madh për të njohur më mirë si të mbroheni”, shtoi Thaçi.

Rëndësinë e informimit për sëmundjet seksuale, e ka vlerësuar të nevojshme edhe mjekja familjare Ramize Ibrahimi.

“Të jetosh shëndetshëm gjithsesi duhet të dini ki të orientoheni. Kemi qendrat e mjekësisë familjare dhe ambulantat ku të gjithë të rinjtë munden ti adresojnë brengat e tyre dhe ne bashkërisht do ti zgjidhim këto probleme”, tha Ibrahimi.

 

Të ngjashme