Edukimi seksual jo lëndë e veçantë, të mësohet në kuadër të lëndëve tjera

Prishtinë | 29 Nën 2017 | 11:01 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koalicioni K10 ka lansuar Platformën e Koalicionit të Organizatave për të drejtat e Shëndetit Seksual dhe Riprodhues.

Visare Mujko-Nimani, zyrtare përgjegjëse e programit UNFPA, tha se kjo platformë ka për qëllimin avokimin e të drejtave për shëndetin seksual dhe riprodhues.

Ajo tha se Kosova ka përparësi në këtë aspekt për shkak se tani është duke u punuar edhe me ministrinë e Arsimit që në shkolla të mësohet edhe për edukimin seksual, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, tani më veç se ka filluar që në klasat e para të pesta dhe të nënta të mësohet për këtë.

Mirëpo Mujko-Nimani bëri të ditur se edukimi seksual nuk do të jetë si lëndë, por ajo do të shpërndahet në tri lënë siç është edukata fizike dhe lënda e biologjisë.

Sipas Mujko-Nimanit, është ende nuk u punuar me ministrinë e arsimit që në tekstet shkollore të ketë edhe pjesë që ndihmojmë në edukimin e nxënësve për shëndetin seksual dhe riprodhues.

Ajo foli edhe për punën që është duke u bërë edhe për trajnimin e mësimdhënëse. Mujko-Nimani tha se tanimë janë trajtuar trajnerët të cilët shumë shpejt do të trajnojnë mësimdhënësit në këtë aspekt.

Koalicioni K10 përbëhet nga këto organizata anëtare: Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, Asociacioni për Edukim dhe Zhvillim të Shëndetësisë (AHED), Artpolis, Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit (Jeta/Vita), Shëndet për të Gjithë (Health for All), Fondi Kosovar për Popullsi (KOPF), Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatar (PEN), Shoqata e së Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës (RrGGK), Shoqata Kosovare për Promovimin, Avancimin dhe Mbrojtjen e Shëndetit të Adoleshentëve (Shko-Pa-Msha), dhe përkrahet nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA).

Të ngjashme