Efekti i Cristiano Ronaldos nuk është duke u ndierë vetëm te Juventusi, por edhe te skuadrat e tjera në Serie A të Italisë. Udinese është duke tentuar të shfrytëzojë kalimin e Ronaldos në Itali duke trefishuar çmimin e biletave për ndeshjen e saj kundër Juventusit.
Udinese do të përballet me Juventusin në tetor dhe ka vendosur çmimin prej 140 eurosh për një ulëse në tribunën kryesore, përcjell Koha Ditore shkrimin e The Sun.
Çmimet fillojnë nga 60 euro për biletat më të lira, që është gati trefishë çmimi më i madh se çmimi normal.
Çmimet normale të biletave, ku nuk luan fituesi i pesëfishtë i “Topit të Artë”, sillen nga 24 deri në 40 euro.