Kohët e fundit, specifikisht që nga fillimi i fushatës para zgjedhore në Amerikë, bitcoin
ka qenë një nga temat më të theksuara nga mediumet më me renome dhe më të
besueshëm në fushën financiare dhe ekonomike.
Këtë vit dhe jo rastësisht, bitcoin ka përjetuar nje rritje të jashtëzakonshme, jo vetëm për
shkak të mbështetjes politike që mori nga Presidenti i posa zgjedhur, z. Donald Trump,
por edhe për shkak të aprovimit muaj më parë nga SEC, apo Komisoni për këmbim të
letrave me vlerë në SHBA.
Ndërsa nga perspektiva mediale, duke filluar nga Bloomberg-u e gjer tek Financial
Times, bitcoin u bë temë aktuale që kishte hyrë jo vetëm në sferën e interesave
financiare, por ishte bërë pjesë e agjendës politike amerikane.
Kjo pasi z. Trump e mbështeti publikisht bitcoin-in, duke e përshkruar atë si një aset me
vlerë reale në treg, i denjë për t’u klasifikuar si rezervë kombëtare.
Jo rastësisht, pika kthyese ne tërë këtë histori konsiderohet konferenca ndërkombëtare
dedikuar Bitcoin-in e mbajtur në Neshvill, Tenesi gjatë muajit Korrik, ku z. Trump, mes
tjerash deklaroi se ” ne do ta bëjmë Amerikën kryeqytetin e Bitcoin-it” dhe ky ishte fillimi
i ngritjes së bitcoin, i cili sot po shenon rekorde të reja me vlerë rreth 88 mijë dollar për
njësi.
Për vite me rradhë, bitcoin është karakterizuar më shumë si një parodi sesa një aset me
vlerë, ndërkohë që spekulimet u rritën pasi shumica nuk e konceptonin dot se çfarë në
të vërtetë është Bitcoin.
Skepticizmi mund të arsyetohej edhe sepse kemi rreth 4 mijë kripto-tendenca tjera, që e
kam të pamundur të identifikoj ndonjë vlerë të tyre në treg.
Ato jo vetëm që nuk kanë asgjë të përbashkët me bitcoin, por janë e kundërta e asaj që
përfaqëson bitcoin.
Në fakt, e vetmja gjë që mund të kenë të përbashkët me bitcoin-in është platforma
digjitale ku ato ende ekzistojnë, e cila ende mbetet e parregulluar ligjërisht.
Por çfarë saktësisht quajmë bitcoin?
Ndryshe nga valutat tradicionale, aksionet e kompanive publike apo pasuritë e
paluajtshme, bitcoin është një aset plotësisht i decentralizuar dhe i mbështetur nga
kriptografia kompjuterike që operon pacenueshëm në bazën e të dhënave digjitale të
njohur si blockchain.
Megjithëse nuk ka vlerë të garantuar nga ndonjë institucion qendrore, (sic mund të
thuhet për Bankën Qendrore) që bazohet në rezervat monetare, apo pronat fizike.
Megjjithatë, vlera e bitcoin përcaktohet nga faktorët si në vijim;