Egjipti miraton ligj për monitorimin e rrjeteve sociale

Prishtinë | 17 Kor 2018 | 10:39 | Nga

Parlamenti egjiptian miratoi sot një ligj për mediat, duke i mundësuar autoriteteve të monitorojnë disa llogari të përdoruesve të rrjeteve sociale, sipas tyre me arsyetimin për të luftuar “lajmet e rreme”, njoftoi Dhoma e Deputetëve në web-in në internet.

Ligji u miratua me shumicë të thjeshtë nga dy të tretat dhe do t’i kalohet presidentit Abdel Fattah al-Sisi për dekretim.

Sipas këtij ligji, çdo person që ka më shumë se 5.000 ndjekës online në një faqe personale, blog apo rrjete sociale do të monitorohet nga Këshilli i Lartë Rregullator i Mediave.

Të ngjashme