Egjiptianët nisin të Hënën votimin për zgjedhjen e presidentit mund “të lëkundet” pozicioni i presidentit aktual, shkruan BBC
Ka disa dyshime që presidenti aktuar Abdul Fattah al-Sisi do të fitojë pas tërheqjes nga gara të shumë kandidatëve të opozitës.
Kandidati i vetëm opozitar Mousa Mostafa Mousa që i përket qendrë është shumë pak i njohur.
Por z.Mousa është i njohur si mbështetës i liderit aktual dhe thotë se mbështet rizgjedhjen e z.Sisi
Popullata e Egjiptit është 84 milionë banorë, vendi më i madh arab dhe ka luajtur një rol kyç në politikat e Lindjes së Mesme në kohët moderne.
Pse ka vetëm dy kandidatë?
Fillimisht ishin 7 kandidatë për postin e presidentit, por shumica e tyre u tërhoqën nga gara.
Avokati i “Të drejtave të njeriut” Khaled Ali dhe ish kryeministri Ahmad Shafiq u tërhoqën nga gara dhe thuhet se kjo ndodhi për shkak se u kërcënuan.
Ish shefi i ushtrisë egjiptiane Sami Anan, u ndalua për shkak se donte të kandidonte.
Ai konsiderohej si një kandidat shumë i fortë për të sfiduar presidentin e tanishëm.
Kjo bëri që disa figura opozitare të bënin thirrje për bojkotim të zgjedhjeve, por zëdhënësi i fushatës së presidentit aktual Sisi tha se “asnjë nga kandidatët nuk është penguar të marrë pjesë në garë.”
Autoritetet inkurajuan votuesit të merrnin pjesë në votime dhe autobusë me altoparlantë lëviznin nëpër kryeqytetin Kairo duke transmetuar këngë të cilat nxisnin njerëzit të votonin.