Ehat Miftaraj ia kujton Shpend Ahmetit dëmin që i bëri Prishtinës me Royal Mall-in e dostit të tij

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 21:39 | Nga Ekonomia Online

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi e ka shpërfaqur një problem të madh tek kompleksi ‘Royall Mall’ tek hyrja e banorëve, ku i thotë kryetarit të Prishtinë Shpend Ahmetit, ta marrë dostin e tij, Arbër Kryeziu, që të shohin nga afër se me çfarë kundërmimi po përballen banorët e këtij kompleksi.

Miftaraj garanton se as kryetari Ahmeti e as dosti i tij, Arbër Kryeziu, nuk do të mund të qëndrojnë as pesë minuta nga era e rëndë që mbretëron, shkruan Reporteri.net.

Postimi pa ndërhyrhje i Miftarajt:

Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës, të ftoj me marr për dore dostin tend Arber Kryeziun, “bisnezmenin” e famshem dhe me ardh vetem pese minuta ne kompleksin Royal Mall, tek hyrjet e banoreve!

Ju garantoj se as nje minute nuk keni me mund me qendru asnjani prej eres qe vjen. Aq MUT e keni ba.

Me fjale tjera, hajdeni e perjetone MUTIN qe e keni ba bashke ne kete “kompleks te famshem” dhe kuptoni hallet dhe vuajtjet e banoreve qe i jetojne çdo dite per shkak bashkejetes dhe bashkepunimit tuaj ne dem te qytetareve.

Të ngjashme