Ehat Miftaraj drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, ka komentuar zvarritjen e përzgjedhjes së anëtarëve të bordit të Trustit Pensional të Kosovës.
Ai ka thënë se korrupsion nuk është vetëm me kërkuar lekë , korrupsion është edhe kur Qeveria e Kuvendi me qëllim nuk e zgjedhin Bordin e Trustit.
“Korrupsion nuk është vetëm me kërkuar lekë me krye një favor. Korrupsion është edhe kur Qeveria ose Kuvendi me qëllim nuk e zgjedhin Bordin e Trustit, me qëllim nuk zhvillojnë procedurat e emërimit të Sekretarëve nëpër shumicën e ministrive ose emërimin e bordeve me injorantë dhe servila. Tallava qeverisja nuk është ndryshe. Pa vizion për qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e institucioneve publike, por me vizion për ti kontrolluar”, ka shkruar Miftaraj.