Mesfushori Albin Ekdal ka rinovuar kontratën e tij me Sampdorian, që do të mbajë në ekipin italian deri në verën e vitit 2022. Lajmi është konfirmuar edhe nga skuadra e Sampdorias të enjten.
Ekdal 31-vjeçar është pjesë e Sampdorias prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Hamburgu dhe këtë edicion ka 17 paraqitje në Serie A.
“Sampdoria bën të ditur se mesfushori Albin Ekdal ka rinovuar kontratën dhe do të jetë pjesë e ekipit deri më 30 qershor të vitit 2022”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Sampdorias.
Ekdal në total ka 84 paraqitje me Sampdorian, kurse karrierë në Itali ka bërë edhe te Juventusi, Siena, Bologna e Cagliari.