Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a. gjatë ditës së sotme e vizituan përfaqësues të LMT nga KFOR-it Amerikan-Italian.
Sokol Xhafa u.d. kryeshef ekzekutiv shprehu falënderim të veçantë për interesimin e tyre të vazhdueshëm në mbështetje të realizimit të projekteve investive, që ndërlidhen me mirëqenien e qytetarëve të vendit.
Përgjatë kësaj vizite ata u njoftuan me të gjitha aktivitetet e kompanisë, duke u nisur nga furnizimi me ujë të pijshëm në tetë komunat e menaxhuara nga kjo kompani ( me theks periudha e pandemisë dhe vapës së madhe), nivelet e ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badoci, problemet në rrjetin primar, sekondar dhe terciar të ujësjellësit dhe rehabilitimin e tyre, donacionet /grantet, shkalla e arkëtimit, investimet kapitale, rrjetin e ujërave të zeza , etj.
Përfaqësuesit e LMT të KFOR-it Amerikan dhe Italian, u shprehën të gatshëm për bashkëpunim të mëtejmë dhe falënderuan kryeshefin Xhafa për pritjen dhe gatishmërinë për të diskutuar rreth investimeve infrastrukturore dhe vlerësuan përkushtimin e tij në realizimin e objektivave për t’u ofruar shërbime gjithnjë e më cilësore konsumatorëve në zonat operative.