Ekipi Negociator dorëzon Platformën për Dialogun

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 11:48 | Nga Besjana Bajrami

Ekipi Negociator i ka dorëzuar Platformën për Dialogun krerëve të shtetit, raporton Ekonomia Online.

Jo zyrtarisht mësohet se ka përfunduar takimi i Ekipit Negociator me krerët e shtetit.

Nga takimi ka dalë bashkëkryesuesi i këtij ekipi, Shpend Ahmeti.

Ai nuk është prononcuar për medie.

Ekipi negociator ka përfunduar dje tekstin e draft-platformës për dialogun me Serbinë. Ky draft pritet tu dorëzohet sot krerëve të shtetit për shqyrtim e më pas do t’i dërgohet Kuvendit për miratim.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga bashkëkryesuesi i Ekipit Negociator Fatmir Limaj, raporton EO.

Ai ka thënë se pas marrjes së vërejtjeve ose sugjerimeve lidhur me platformën për dialogun nga krerët e shtetit, ajo do të dërgohet në kuvend ku edhe shprehu besimin se këta të fundit do ta miratojnë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme