Një çmim prej 10 milion eurosh ishte vendosur për supertalentin në vitin 2008.
Në të njëjtin vit Neymar kishte impresionuar në një turnament, dhe tanimë futbollisti më i shtrenjtë në botë kishte mundësi që të transferohej në Lokomotiv Moskow, nëse këta të fundit nuk do të ishin tërhequr.
Ata përgatitën 10 milionë euro për të mirëpo në fund vendosën se kjo shumë është shumë e madhe për të riun.
Ata vendosën besimin e tyre në futbollistin e akademisë Alan Gatagov, gjë që u dëshmua të jetë një gabim shumë i madh.
Ish presidenti i Lokomotivës Nikolai Naumov deklaroi për Sport-Express se kishin dëshirë ta blenin Neymarin që do të kushtonte rreth 10 milionë euro, mirëpo ishin shumë para për një tinejxher. Megjithatë ai e pranon se përfundimisht kanë dalur në humbje me vendimin që kishin marrë.