5 000 pako me produkte vendëse për familjet në nevojë, kërkohet të ndihmohet sektori i prodhimit

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 08:31 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rreth 1200 pako me produkte ushqimore e higjienike janë shpërndarë në Viti, Kamenicë dhe Vushtrri për familjet në nevojë pas përhapjes së Coronavirusit.

Kryetari i Klubit të Prodhuesve  të Kosovës, Astrit Panxha në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se kanë filluar shpërndarjen edhe të  200 pakove të tjera për të gjitha komunat.

Ai ka thënë se janë planifikuar të shpërndahen rreth 5 000 mijë pako të tilla.

Këto pako janë dhuruar nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare nga Bavaria “Fondacioni Besa”, Klubi i Prodhuesve të Kosovës, organizata “Germin”, në kuadër të fushatës “Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë Coronavirusit”.

Panxha tha se këto pako janë shumë të nevojshme për familjet në nevojë në këtë kohë kur vendi po përballet me pandeminë Coronavirusin.

Ai tha se të gjitha produktet e këtyre pakove janë produkte vendëse, në mënyrë që të ndihmohen edhe prodhuesit.

“Kemi filluar projektin ‘Besa për Kosovën’ d.m.th nga Bavaria ‘Fondacioni Besa’ në Gjermani, pastaj janë shtuar edhe organizata ‘Germini’ . Poashtu janë duke u shtuar edhe pjesëmarrës të tjerë nga diaspora të cilët janë duke e përkrahur këtë fushatë. Qëllimi i fushatës është shumë i thjeshtë, ku me mjete të diasporës janë duke grumbulluar nga ‘Global Albania Foundation’ që ka bazën në New York. Ne ato jemi duke i shpërndarë”.

“Blejmë produkte vendore dhe kemi bërë një pako me produkte vendore dhe kjo pako do tu dorëzohet familjeve në nevojë. Në këtë formë po i mbrojmë edhe vendet e punës te prodhuesit, por në të njëjtën kohë edhe po i ndihmojmë familjet në nevojë. Janë rreth 1 200 pako që janë shpërndarë deri më tani”.

“Të gjitha kanë prodhime vendore dhe janë shpërndarë 600 pako në komunën e Vitisë. 400 pako janë shpërndarë në komunën e Kamenicës dhe 200 pako në komunën e Vushtrrisë. Ne do të vazhdojmë t’i mbledhim këto pako sa ka mjete nga diaspora tash. Është bërë edhe pjesa e dytë e 200 pakove të tjera që do të shpërndahen, por ende nuk janë përcaktuar komunat, por në përgjithësi janë planifikuar rreth 5 000 mijë pako tjera”.

Mes tjerash, Panxha deklaroi se pakot u dërgohen komunave dhe ato më pas i selektojnë, identifikojnë dhe ua shpërndajnë familjeve në nevojë.

“Ne ua dërgojmë pakot komunave dhe ata pastaj i selektojnë dhe ua shpërndajnë qytetarëve që i kanë në listat e tyre. Është përgjegjësi e komunave dhe ata i identifikojnë se cilat janë familjet në nevojë. Është bërë thirrje nga kryeministri në detyrë Albin Kurti që të jepen fonde që janë krijuar nga Qeveria”.

“Ne kemi fond tjetër që është nga organizatat të cilat jemi joprofitabile. Ka pasur përgjigje pozitive nga diaspora. Dhe i bëjmë apel diasporës që të kontribuojnë edhe më tutje në Facebook”, shtoi Panxha.

Panxha thekson se në fazën e rimëkëmbjes se ekonomisë duhet të ndahen mjete të mjaftueshme sidomos për sektorin e prodhimit, raporton EO.

“Është miratuar një pako emergjente nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Faza e parë ka filluar të impementohet. Ne kemi inkurajuar prodhuesit që të aplikojnë sidomos në kompensimin e punëtorëve se niveli i kompensimit prej 170 euro nuk është i mjaftueshëm. Ne nga tereni na kanë lajmëruar se disa aplikacione janë refuzuar për shkak se kanë punuar 10 ditë të muajit mars dhe nuk është e arsyeshme të refuzohen kur e dimë që brenda 10 ditëve që një kompani ka punuar nuk është e mjaftueshme t’ia gjeneron të hyrat për ta paguar qiranë apo edhe punëtorët”.

“Ne besojmë që në fazën e dytë për rimëkëmbjen ekonomike të ndahen mjete të mjaftueshme sidomos për sektorin e prodhimit sepse ka shumë nevojë që të investohet në këtë sektor, sepse ka kërkesa të mëdha mirëpo mundësitë janë të vogla për investime të reja nga sektori i prodhimit”, shtoi ai.

Të ngjashme