Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale kërkon rritjen e numrit të punëtorëve

Prishtinë | 11 Nën 2020 | 14:31 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka shqyrtuar raportin financiar të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i agjencisë, Bislim Zogaj, tha se raportin financiar për vitin 2019 e kanë dorëzuar me kohë dhe shtoi se janë në numër të vogël të punëtorëve ndërsa kanë shumë përgjegjësi.

Ai tha t’i mundësohet nga komisioni rritja e numrin të punëtorëve.

Poashtu, Zogaj theksoi se nuk bënë dallime partiake as fetare dhe dallime brenda agjencionit të tij nuk ka.

Shkëlzen hajdini nga LDK-ja rreth shpenzimeve të mirëmbajtjës tha se është kategoria që regjistrohet si pasuri që është mirëmbajtja e investimeve.

Poashtu, ai tha se memorialet janë në gjendje të keqe.

Veton Berisha i Partisë Liberale Egjiptiane tha se dëshiron ta votojë buxhetin. Mirëpo ai foli edhe për lapidarin ku janë tre egjiptian të varrosur ndërsa janë përjashtuar nga memoriali.

“‘Është e padrejtë sepse do të duhej të ishin aty”, tha Berisha.

Ky rekomandim është miratuar dhe është dërguar në Kryesi.

Gjithashtu u shyqrtua edhe raporti financiar i Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2019.

Ndërsa ky raport nuk e mori rekomandimin e komisionit.

Drejtori i agjencisë, Bujar Sadiku tha se agjencia në vitin 2019 ka bërë ndryshime ligjore për mbrojtje të dhënave është ndërruar organizimi i brendshëm.

“Jemi munduar që t’i shqyrtojmë ankesat. Andaj në këtë vit jemi 19 të lejuar në buxhet. Pa mungesën e komsionerin nuk jemi duke mundur të realizojmë rregulloren e brendshme. Nëse dështon projekti do të jetë brengë e madhe për agjencinë sepse është një punë e madhe e ligjit për qasje në kuvend. Pagat e zyrtarëve tanë janë të njëjta si nëpër ministri 500 euro”, tha Sadiku.

Gjithashtu, Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka shqyrtuar raportin vjetor financiar të Këshillit Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KMRShC) për vitin 2019.

Sekretari i KMRShC, Miran Zeneli theksoi se me ligjin për buxhetin të planifikuara kanë 207 mijë euro.

“Te shpenzimet për konkurs kanë qenë 500 euro, janë shpenzuar 200 euro. Ne komunikojmë me të gjithë ankuesit dhe kemi katër dalje që kanë qasje në Valë dhe shpenzimet janë prej tyre”, tha Zeneli.

Deputetja e VV-së Mimoza Kusari-Lila, tha tek shpenzimet komunale janë vetëm ato telefonike.

“Planifikimi financiar për komunale është 3825 euro telefoni fikse, 69% e buxhetit janë të planifikuar. Pse shpenzimet e telefonisë janë kaq të larta”, tha Kusari-Lila.

Fatmir Rexhepi nga LDK-ja tha se do ta votojnë këtë rekomandim pasi është një shtysë e mirë që të kenë mundësi të punojnë më shumë njerëz.

“Ne e dëgjuam raportin për vitin 2019 dhe problemeve që ka pasur këshilli dhe do ta votojmë dhe është një shtysë e mirë të kenë mundësi më të mire të punojnë më shumë”, tha Rexhepi.

Të ngjashme