AGK: Thellësisht të pikëlluar me vdekjen e gazetarit, Sulejman Gashi

Prishtinë | 11 Sht 2020 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me dhimbje të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit shumëvjeçar, Sulejman Gashi.

Gashi ishte korrespodent i Radiotelevizionit të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku nga atje raportoi për luftën në Kosovë si dhe për të gjitha zhvillimet nëpër të cilat kaloi shteti i Kosovës.

“Përveç profesionit të gazetarit, ai ishte edhe një aktivist i shquar në forcimin e marrëdhënieve Kosovë – ShBA.

Gashi pësoi një arrest kardiak në vitin 2016 përderisa ishte në një udhëtim pune dhe që atëherë u përball me probleme shëndetësore.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët të cilët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet në Kosovë”, thuhet në njoftimin për media.

Vdekja e Sulejman Gashit është një humbje e madhe për komunitetin tonë, andaj me pikëllim të thellë AGK iu shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit, Sulejman Gashi. 

Të ngjashme