AKB dhe Oda e Zejtarëve të Prizrenit, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Prishtinë | 16 Qer 2022 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe Oda e Zejtarëve të Prizrenit, kanë nënshkruar të enjten memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për të mirën e zhvillimit ekomomik, lokal dhe kombëtare në të mirë të zejtarëve.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini më këtë raste tha se bashkëpunimi dhe koordinimi i përbashkët do të shkon drejtim të zhvillimit ekonomik në nivel qëndron dhe lokal duke mos i përjashtuar edhe sektorin e zejtarëve të Kosovës.

“Zejtarët janë një nga hallkat e trashëgimisë ekonomike dhe i  vlerësojnë si të rëndësisë së veçantë për arsye që zejtarët për pos që kanë mbajtë aktive ekonomin familjare dhe individuale, janë kontribut dhënës ne ruajtjen e traditës për mes zhvillimit të aktiviteteve të tyre dhe tashme është koha që tani të zejnë një vend të rëndësishëm në ekonomin Nacionale”, tha Shahini.

Afrim Tejeci kryetar i Odës Zejtarëve Prizrenit, tha se me këtë memorandum po fuqizohet misioni i tyre i zejtarëve në nivel lokal dhe atë kombëtare.

“Duke e nënshkruar këtë marrëveshjes bashkëpunimi më AKB e cila do e mbështet çdo iniciativë të zejtarëve të Prizrenit dhe me gjerë për avancimin tonë për të arritur zhvillimin dhe prodhimin e produkteve të  ndryshme nga zejtaria për tregun e Kosovës dhe më gjerë, prandaj nga sot rrugëtimi jonë dhe iniciativat tona do të mbështeten nga një partner me traditë 20vjeqare siç është AKB”, tha ai.

Te dy palët u dakorduan që se shpejti të marrin edhe iniciativa tjera të përbashkëta për fuqizimin e zejtarëve në nivel kombëtare.

Të ngjashme