Aksionari i Monego fiton në Gjykatën e Apelit, likuiduesi liron 170 punonjës

Prishtinë | 05 Shk 2020 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Siç është raportuar më herët, aksionari i vetëm i Monego më datë 03.02.2020 ka marrë një vendim pozitiv nga Gjykata e Apelit në lidhje me caktimin e masës së përkohshme për të ndaluar ekzekutimin e vendimit të BQK-së me të cilën u revokua licenca e Monego-së, dhe ç’rast u emërua një likuidues. Gjykata e Apelit e ka dërguar çështjen përsëri në Gjykatën Themelore në mënyrë që të rivlerësojë vendimin e mëparshëm.

Aksionari i Monego ka deklaruar se ai është akoma i hapur për dialog me rregullatorin në mënyrë që të rregullojë modelin aktual të biznesit dhe të punojë ngushtë me Bankën Qendrore për të rifilluar operimet, dhe ka kërkuar një takim me zyrtarët e BQK-së për të diskutuar planin por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Ndërkohë, z. Visar Zeneli, likuiduesi i përcaktuar për Monego Sh.p.k., vazhdon të veprojë në kundërshtim me kreditorët, aksionerin dhe të gjitha interesat e klientëve të Monego për rikuperimin dhe mbledhjen e dosjeve të kredive të lëshuara – si dëshmi e kësaj është dëmtimi i dy të tretave të 250 punonjësve të kompanisë (170 punonjës u pushuan nga puna), dhe mbyllja e dy të tretave të degëve të kompanisë që shërbejnë pagesa të rregullta të klientëve (deri në momentin e mbylljes së degëve, 90-95% të pagesave të klientëve janë shërbyer përmes degëve me 0 EUR kosto për klientët). Këto veprime besohet se sjellin humbje të mëdha monetare në Monego, si dhe ulin pasuritë dhe pronat e kompanisë.

Aksionari i vetëm i Monego, Z. Aigars Kesenfelds si një punëdhënës i besueshëm dhe i kujdesshëm ka marrë vendimin për të paguar një kompensim për 170 punonjësit e liruar nga puna për muajt e ardhshëm në mënyrë që të sigurojnë mirëqenien e tyre dhe të familjeve të tyre dhe po ashtu ka shprehur një besim të fortë për t’u siguruar atyre punë përsëri në një të ardhme të afërt.

Njëri nga punonjësit e liruar nga puna së fundmi ka ngritur padi kundër Z. Zeneli për ndërprerje të paligjshme të punës.

Për më tepër, likuiduesi i Monego ka mbajtur të gjitha degët e mbyllura dhe ka përmbyllur të paktën 20 marrëveshje të degëve, që do të thotë se klientët ose duhet të paguajnë kredi përmes transfereve bankare ose përmes ofruesve te shërbimeve të palëve të treta si Western Union, dhe të përballojnë kosto shtesë për secilën pagesë të bërë prej jo më pak se 0,5-1 EUR për pagesë.

Aksionari i Monego thekson se veprimet e kryera nga administratori i caktuar, Z.Zeneli, duhet të jenë sipas listës së detyrave të përcaktuara në ligj. Z.Zeneli është kontaktuar disa herë për të siguruar raportin për veprimet e tij të bëra që nga 6 dhjetori, si dhe t’i sigurojë publikut dhe aksionarit planin e tij të veprimit për zbatimin e detyrës së tij, e cili është që t’a ushtrojë në mënyrë të duhur biznesin e kompanisë dhe të ruajë pronat dhe pasuritë e saj.

Të ngjashme