Amazon gjobitet për çështje të konkurrencës

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Gjiganti i shitjes me pakicë në internet Amazon, u gjobit me katër milionë euro nga Gjykata Tregtare e Parisit për futjen e klauzolave abuzive në kontratat e saj me shitësit e palëve të treta.

Sipas Nextinpact, vendimi i gjykatës aktualisht nuk është i disponueshëm.

“Gjykata vendosi për një numër të kufizuar të klauzolave, shumica e të cilave ishin azhurnuar tashmë në fillim të këtij viti. Si gjithmonë, ne mbetemi të përqendruar në zhvillimin e shërbimit më të mirë të mundshëm për klientët tanë dhe partnerët e shitjes”, njofton Amazon, përcjell Telegrafi.

Zyra franceze për Mbrojtjen e Konsumatorëve nuk ka komentuar vendimin e gjykatës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme