Ambasada amerikane: Ta luftojmë shkatërrimin me krijim

Prishtinë | 12 Sht 2020 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, duke kujtuar 11 shtatorin, ka dhënë një porosi që të “luftohet shkatërrimi me krijimin, duke punuar së bashku, këtu në Kosovë, në SHBA dhe gjithandej globit, për të ndërtuar një botë kushtuar paqes, prosperitetit dhe drejtësisë për të gjithë.

“Çdo vit më 11 Shtator, gjersa i vajtojmë të vdekurit, ne e ri përkushtojmë vetveten në përpjekjen për një të ardhme më të mirë. Le të “luftojmë shkatërrimin me krijim” – duke punuar së bashku, këtu në Kosovë, në SHBA dhe gjithandej globit, për të ndërtuar një botë kushtuar paqes, prosperitetit dhe drejtësisë për të gjithë”, thuhet në postimin e Ambasadës.

Të ngjashme