Aplikimi për tërheqjen e mjeteve nga Trusti do të zgjasë 4 muaj

Prishtinë | 06 Dhj 2020 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Trusti  Pensional i Kosovës, ka njoftuar të gjithë kontributdhënësit se afati për aplikimin e tërheqjes së 10 përqindëshit do të zgjasë 4 muaj.

Ky institucion ka ripërsëritur se për tërheqjen e këtyre mjeteve do të jetë në dispozicion një faqe e re.

Ligji për rimëkëmbje i cili mundëson marrjen e 10 % nga Trusti është dekretuar nga u. d se presidentes Vjosa Osmani te shtunën.

Njoftimi i plotë i Trustit:

Të nderuar kontribuues,

Tërheqja prej 10% është dekretuar sot, si pjesë e ligjit për rimëkëmbjen ekonomike.

Aplikimi për tërheqje të 10% do të bëhet vetëm ONLINE dhe përmes një faqeje të veçantë interneti.

Pra, nuk keni nevojë që tani të krijoni qasje në eTrusti.

Adresa e faqes së veçantë të internetit për aplikim të tërheqjes 10% dhe detajet tjera do të publikohen ditëve në vijim.

Për aplikim janë në dispozicion 4 muaj. Prandaj, mos u brengosni nëse nuk mund të aplikoni që në ditët e para pas dekretimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme