ASK publikon Statistikat Atashkurtra të Tregtisë me Pakicë” për tremujorin e tretë

Prishtinë | 19 Dhj 2018 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat Atashkurtra të Tregtisë me Pakicë” për tremujorin e tretë (TM3) 2018.

Në bazë të të dhënave të publikuara në TM3 2018, krahasuar me TM2 2018, kishte rritje te: Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara për 14.1%; Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit në dyqane të specializuara për 9.0%; Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje për 7.1%; Tregtia me pakicë e prodhimeve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara për 2.1%; dhe te Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara për 0.7%.

Derisa ka pasur rënie, gjatë këtij tremujori, te: Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit në dyqane të specializuara (14.7%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (2.7%); dhe Tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara (1.5%).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme