ATK për dy javë mbyll 14 subjekte të paligjshme të lojërave të fatit

Prishtinë | 04 Mar 2018 | 15:43 | Nga

Drejtoria e Lojërave të Fatit në Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), nga data 12 shkurt deri me 2 mars të këtij viti ka zhvilluar aktivitete të tjera në mënyrë që të verifikohen subjektet që ushtrojnë veprimtarinë e lojërave të fatit dhe si rezultat ka mbyllur 14 subjekte të paligjshme, shkruan Telegrafi.

“Si rezultat aktiviteteve janë mbyllur 14 subjekte të kësaj veprimtarie, të cilat nuk ju kanë përmbajtur kritereve që dalin nga Ligji për Lojërat e Fatit. Po ashtu, janë ndëshkuar me gjoba 19 subjekte tjera dhe vlera e përgjithshme e gjobave është 85 mijë euro. Këto aktivitete janë zhvilluar në qytetin e Prishtinës, Gjakovës, Ferizajt, Gjilanit, Fushë Kosovë, Lipjanit dhe Suharekës. Drejtoria e Lojërave të Fatit, do të vazhdoj me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji për Lojërat e Fatit”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

ATK në fund i bënë thirrje qytetarëve që të raportojnë në ATK, rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit jashtë ligjshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme