Bashkimi Evropian “kursen” Italinë nga masat disiplinore lidhur me borxhin publik

Prishtinë | 04 Kor 2019 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Evropian vendosi të ndalojë masat disiplinore ndaj Italisë, mbi borxhin e saj publik.

Ky vendim erdhi pasi qeveria në Romë ofroi angazhim të ri për të adresuar disa nga shqetësimet e Brukselit.

“Komisioni ka arritur në përfundimin se një procedurë e deficitit të tepërt për borxhin për Italinë nuk është më e garantuar në këtë fazë. Ne do të duhet të vazhdojmë të monitorojmë shumë afër, ekzekutimin e buxhetit të Italisë në gjysmën e dytë të këtij viti”, u tha gazetarëve të Komisionit të Çështjeve Ekonomike, Pierre Moscovici, pas një takimi të krahut ekzekutiv të Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi.

Vendimi i Komisionit Evropian shënon një kthesë të rëndësishme midis Italisë dhe BE-së, pas një përplasjeje mujore mbi borxhin e vendit.

Të dy palët kanë qenë të ballafaquar me politikën fiskale, pasi qeveria populiste italiane mori pushtetin vitin e kaluar.

Brukseli donte një veprim të shpejtë për të ulur ngarkesën e borxhit të Italisë, i dyti më i madh në Eurozonë, por Roma argumentoi se objektivat e saj fiskal përmbushin rregullat e BE dhe se ajo duhet të ulë ngadalë deficitin e saj, për të nxitur ekonominë pas viteve të stanjacionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme