BE-ja pritet të veprojë ndaj tarifave tregtare të ShBA-së mbi mallrat franceze

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 08:41 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Evropian është shprehur se Bashkimi Evropian do të veprojë si një i vetëm lidhur me tarifat e planifikuara të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mallrat franceze.

Kështu u shpreh zëdhënësi i BE-së, Daniel Rosario, duke shtuar se janë duke bashkëpunuar me autoritet franceze.

“Për këtë, si edhe për të gjitha çështjet e tjera që lidhen me tregtinë, BE-ja do të veprojë dhe do të reagojë si një e vetme dhe do të mbetet e bashkuar. Ne po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet franceze për hapat e ardhshëm”, u shpreh Rosario, përcjell Telegrafi.

Qeveria amerikane ka kërcënuar që do të vendosë tarifa deri në 100 për qind për produktet franceze të importuara në SHBA me vlerë 2.4 miliardë dollarë, përfshirë shampanjën, çantat dhe produkte të tjera, pasi zbuloi se taksa e re e shërbimeve dixhitale e Francës do të dëmtojë kompanitë amerikane të teknologjisë.

Përfaqësuesi amerikan i Tregtisë, Robert Lighthizer tha se do të shqyrtojnë mundësinë e rritjes së tarifave për mallrat e BE-së, pas një mosmarrëveshjeje për subvencione ndaj prodhuesit të aeroplanëve “Airbus”.

Komisioni Evropian u shpreh se rritja e tarifave ose një vendim që ka në objektiv mallrat e tjera të BE-së do të përshkallëzonte tensionet tregtare. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme