Beqaj: Nuk janë duke u zhdukur vendet e punës, por sektorët

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 17:00 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të Javës së  Ndërmarrësisë e cila po shënohet në tërë Kosovën, në mesin e qindra institucioneve nga e gjithë bota, këtë vit sikurse edhe herëve tjera, UBT do të shënoi këtë javë, duke mbajtur aktivitete me qëllim promovimin e ndërmarrësisë dhe inovacionit në vend.

Në diskutimin e hapur sot ku pjesë e tij ishte edhe ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë,  Besim Beqaj, u diskutua për sfidat dhe barrierat e ndërmarrësve në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, tha se tani më UBT-ja konsiderohet si një ndërmarrësi.

Ai thotë se me projektet e krijuara në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë në UBT, janë punësuar shumë studentë.

“Ne e kemi parasysh si një faktor të rëndësishëm ndërmarrësinë dhe inovacionin, ne jemi mundu të japim kontribut duke shtuar vlera në aktivitete tona në arsimin e lartë. Ne jemi vetë ndërmarrësi, UBT-ja është rrjet i ndërmarrësisë. Ne i kemi gjeneruar mbi 18 mijë student dhe 98 % e tyre tashmë edhe janë të punësuar, andaj kjo ka bërë që të ulet edhe niveli i papunësisë në vend. Po vazhdojmë ta krijojmë një infrastrukturë të përshtatshme që studentët t’a zhvillojnë procesin e ndërmarrësisë dhe inovacionit këtu në UBT”, ka thënë Hajrizi.

E, ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Republikën e Kosovës, Besim Beqaj, në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, tha se fusha e teknologjisë si dhe përfitimet përmes aktiviteteve dhe projekteve në fushën inovative,  kanë marrë rritje të madhe në Kosovë.

“Ne dje kemi hy në javën globale të ndërmarrësisë. Ne si ministri kemi qenë të nderuar që kemi marrë ftesën që ta përkrahim edhe financiarisht këtë javë. Nëse i shohim shënimet në botë, ekonomia digjitale po shënon rritje në 12 %. Nuk janë duke u zhdukur vendet e punës por janë duke u zhdukur sektorët. Nuk kemi pas mundësi të shfrytëzojmë mjetet me vlerë 10 milionë euro nga Qeveria e Kosovës për ministrinë tonë. Tendenca jonë është ta këputë burokracinë prej sektorëve privat dhe tani për këtë kemi shembuj shumë të mirë”, ka thënë ministri Beqaj.


Të ngjashme