Berisha thirrje Qeverisë: Silleni Ligjin e Pagave në Kuvend, kriza e Ukrainës ka prekur qytetarët e Kosovës

Prishtinë | 19 Maj 2022 | 15:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka folur për rritjen e çmimeve dhe ndikimin e krizës së Ukrainës tek qytetarët e Kosovës. Ai ka apeluar që të shkoj në Kuvendi Ligji i Pagave, raporton Ekonomia Online.

“Siguria e gjësendeve elementare me vjen mirë që rekomandimi im për grurin ka kaluar, kriza e Ukrainës në sektorin e ushqimit mund të na prek edhe neve. Niveli i varfërisë është duke u rrit çmimet duke u rritur në mënyrë ekstreme dhe pagat janë duke u ulur, sillen ligjin e pagave, sepse kriza e Ukrainës ka vështirësuar qytetarët në  Kosovë”, ka thënë Berisha në seancën që po mbahet në Kuvendin e Kosovës.

Të ngjashme