BERZh-i do ta mbështes Kosovën në sektorin privat, ekonominë e gjelbër e infrastrukturë

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 13:48 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Banka Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), do të mbështes Kosovën në sektorin privat, ekonominë e gjelbër dhe infrastrukturë.

Këtë ua premtoi kryeministrit dhe kryetarëve të komunave, Neili Taylor shef i zyrës së BERZh. Ai shtoi se BERZk ka shprehur gatishmërinë të bashkëpunojë me Kosovën, raporton Ekonomia Online.

“BERZh-i ka qenë partner i Kosovës për shumë vite. Arsyeja që jam këtu është se BERZh-i mendon se ne do të duhet të bëjmë më shumë këtu. Ne kemi tri fusha me prioritet: sektori privat, ekonomia e gjelbër dhe infrastruktura”.

“Mesazhi im është se BERZh-i është i hapur dhe jemi të gatshëm të punojmë me ju. Ne jemi të fokusuar tek projektet që kanë impakt në rritjen ekonomike”.

“Është e rëndësishme për neve që të punojmë me qeverinë, veçanërisht me MF-në që të përzgjedhim projketet prioritare në fokus të shikojmë projketet që janë në fazë të përgatitjes më të avancuar”, ka shtuar ai.

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se bashkëpunimi i vazhdueshëm me BERZh-in ëshët dëshmuar për vitet të tëra, prandaj edhe u garantoi krerëve të komunave se do të kenë përkrahjen për realizimin e projekteve.

“Një marrëdhënieve tillë është garanci, projektet e organizatave publike, me pa dritën. Është një veprim i ndërsjellë për të treguar gatishmërinë e BERZh. Kemi dëshmuar se si Kosovë do t’i japim peshë kësaj marrëdhënie”.

“Takimi i sotëm e përmbyll një pjesë të kësaj marrëdhënie, do kalojmë në një etapë tjetër të obligimeve, ne si qeveri do ju mbështesim”, ka thënë Haradinaj.

“Disa nga projektet janë: unaza e Prishtinës; projektet trajtimin e ujërave të zeza në Prizren, Skenderaj, e Drenas; rregullimi i shtretërve të lumenjve; studimi i fizibilietit për aeroportin në Gjakovë etj”.

Ramiz Lladrovci, kryetar i komunës së Drenasit, në takim paraqiti projekt të cilat komuna nuk mund që t’i realizojë me buxhetin që ka, raporton EO.

“Komuna e Drenasit ka dy projekte njëri për trajtimin e ujërave të zeza që është 6 kilometra jashtë qytetit fabrika për përpunimin e ujërave të zeza dhe projekti tjetër për grumbullimin e ujit të pijshëm që do të ndërtohet për sigurimin e ujit të pijshëm për banorët”.

Të ngjashme