BQK-ja informon nxënësit se si menaxhohen dhe kursehen paratë

Vushtrri | 26 Mar 2019 | 14:00 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të “Javës Ndërkombëtare të Parasë në funksion të edukimit financiar”, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka organizuar aktivitet me nxënës të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Vushtrri, raporton Ekonomia Online.

Udhëheqja e Divizionit për Edukim Financiar në BQK, Ajshe Ramosaj, i informoi fëmijët rreth Bankës Qendrore se si udhëhiqet, na kush udhëhiqet dhe çfarë detyre ka BQK-ja.

Ramosaj ka mësuar fëmijët edhe se si menaxhohen parat dhe si duhet t’i kursejnë ato.

Pas të gjitha informatave rreth kursimeve fëmijët kanë zhvilluar projekte në grupe rreth kësaj teme.

“Banka Qendrore ka “Javën e Parasë” dhe organizon vitin e 6-të me radhazi në kuadër të kësaj organizojmë aktivitete të ndryshme me nxënës të shkollave fillore, të mesme dhe fakultete. Ky aktivitet sot ka qenë me nxënës së klasës së dytë që ne tu flasim për BQK-në, rolin e saj dhe t’i informojmë qysh në moshën e hershme si të menaxhojnë paranë, si të behën qytetarë të ndershëm kundrejt pagesave financiare”, tha Ramosaj.

Klea Verbovci, nxënëse e klasës së dytë, shprehet e kënaqur pas ligjëratave që morën në lidhje me kursimin e parasë.

“Po jemi kënaqur dhe kemi mësuar si t’i ruajmë parat”, tha ajo, raporton EO.

Amra Maloku gjithashtu nxënëse e klasës së dytë, tha se nga kjo ligjëratë kanë mësuar shumë.

“Po ka qenë projekt shumë i mirë dhe me kanë mësuar si të kursejmë para dhe si të bëjmë kartolina për prindërit”, tha ajo.

Të ngjashme