Certifikohen 53 auditorë të energjisë

Prishtinë | 24 Shk 2021 | 10:19 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj dhe rektori i Universitetit të Prishtinës (UP), Naser Sahiti kanë marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së çertifikatave të auditorëve të energjisë, raporton Ekonomia Online.

Nitaj me këtë rast tha se janë trajnuar 53 kandidatë, projekt ky i ndihmuar nga GIZ-i, duke shtuar se do kontribuojnë në efiçiencë të energjisë.

“Aktivitetet po i bëjmë më të kufizuar shkaku i pandemisë. Ju njoftoj që MEA ka angazhuar UP që të kryej trajnimin e auditorëve ndihmuar nga GIZ-i ku janë trajnuar 53 kandidatë”.

“Në mënyrë simbolike kemi ftuar tre kandidatë që do tu ndajmë certifikatat. Besoj që këta do ta kenë një rol të jashtëzakonshëm në caktimin e parametrave për adoptimin e normave për efiçiencë të energjisë”.

Kurse rektori i UP-së, Naser Sahiti, tha se ky bashkëpunim dëshmon se janë të gatshëm për zgjerim të aktiviteteve edhe në fushat tjera.

“Si rezultat i bashkëpunimit ne realizuam trajnime ku certifikuam  auditorë të energjisë. Është moment shumë i rëndësishëm për UP që tregon se ne jemi të gatshëm për zgjerim të aktiviteteve edhe në fushat tjera”.

Kandidatët që morën certifikatat solemnisht ishin: Fahrush Azemi, Krenare Shkodra dhe Njomza Blaku.

Azemi tha se për një zhvillim të qëndrueshëm segmenti i energjisë është shumë i rëndësishëm, raporton EO.

“Është moment i rëndësishëm për ne si individë dhe Kosovën. Për një zhvillim të qëndrueshëm segmenti i energjisë është shumë i rëndësishëm. Masat duhet të merren në shumë objekte në Kosovë”.

Të ngjashme