Cilat biznese do të dëmtohen më shumë nga pandemia dhe çfarë duhet të bëjë Qeveria, flet njohësi i ekonomisë

Prishtinë | 04 Pri 2020 | 08:14 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ende nuk i ka siguruar mjetet për Pakon Emergjente Fiskale në vlerë mbi 170.6 milionë euro.

Për këtë arsye, Qeveria e Kosovës ka kërkuar kredi për financimin e saj. Ekspertët e ekonomisë kredinë në këto kushte po e shohin të pashmangshme. Ai thotë se sektorët më të prekur do të jenë gastronomia, ndërtimtaria, tregtia me pakicë dhe kompanitë e aviacionit.

Bardh Ahmeti, njohës i ekonomisë në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se kredia në këtë kohë është e pashmangshme.

Ai thotë se duhet të përdoret instrumenti i borxhit dhe gjithmonë duhet ruajtur parametrat fiskal dhe duke mos e dëmtuar sistemin financiar të brendshëm.

“Kredia në këto kushte është e pashmangshme dhe të gjitha vendet e botës po i shfrytëzojnë këto instrumente për mbledhjen e mjeteve financiare për përballimin e kësaj situate. Ne kemi një buxhet jo me shifra të mëdha. Sidoqoftë ai është një projeksion buxhetor dhe nuk do të thotë që të gjitha ato mjete do t’i kemi në dispozicion, pasi që inkasimi do të jetë më i vogël dhe kështu që jemi të detyruar edhe ne edhe vendet tjera që të përdorin instrumentin e borxhit dhe gjithmonë duke i ruajtur parametrat fiskal dhe duke mos e dëmtuar sistemin financiar të brendshëm”, tha ai.

Ahmeti vlerëson se pas përfundimit të pandemisë pritet që të ketë edhe rënie të investimeve në disa sfera të caktuara. Ai nuk e përjashton mundësinë se disa prej sektorëve do të ta shfrytëzojnë për të mirë këtë situatë që të ndikojnë në rimëkëmbjen ekonomike.

“Pasi që të kalojë kjo situatë do të ketë një situatë të vështirë ekonomike dhe e gjithë bota do të përballet me të. Sigurisht që do të ketë rënie të investimeve, por megjithatë në sferat e caktuara do të ketë edhe mundësi të reja pasi që problemet krijojnë edhe mundësi të reja sepse do të kemi edhe sektor që kanë rënie mirëpo, do të kemi edhe sektor që në një far forme do ta shfrytëzojnë për të mirë këtë situatë që të ndikojë në rimëkëmbjen ekonomike”, shtoi Ahmeti për Ekonomia Online.

Sipas Ahmetit sektorët të cilët më së shpejti do të vijnë deri të rimëkëmbja do të jenë sektorët e shërbimeve,  pasi që kosto e operimit aty  është më e ulët dhe investimet kapitale nuk janë të larta.

Ndërsa ndër sektorët më të prekur do të jenë gastronomia, ndërtimtaria,  tregtia me pakicë dhe kompanitë e aviobiletave, tha ai për EO.

“Besoj që sektorët të cilët më së shpejti do të vinë deri të rimëkëmbja do të jenë sektorët e shërbimeve pasi që kosto e operimit aty  është më e ulët dhe investimet kapitale nuk janë të larta dhe besoj që shërbimet do të rimëkëmbën shpejt mirëpo aktualisht edhe ky sektor është mjaft i prekur”.

“Nëse i listojmë se cilët sektorë janë më të prekur del të jetë gastronomia, ndërtimtaria tregtia me pakicë dhe kompanitë e aviobiletave dhe të gjitha këto pothuajse gjithë veprimtarinë e tyre e kanë në zero dhe përballen me krizë të pagave dhe të qirave dhe të kostove operative fikse”, theksoi Ahmeti.

Të ngjashme