Comodita Home – eksportuesi më i madh kosovar në Amerikë dhe Evropë me 40 milionë euro

Prishtinë | 26 Mar 2021 | 21:10 | Nga Ekonomia Online

Brendi më i njohur për produkte të shtëpisë, Comodita Home ka eksportuar produkte në vlerë të 40 milionë eurove në Amerikë dhe Evropë përgjatë tre muajve të parë të këtij viti.

Mësohet se eksportuesi i parë është Feronikeli që eksporton xehe.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë se në tremujorin e parë të vitit 2021 eksporti në vend ka shënuar rritje prej 40 milionë euro në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

“Në vitin e kaluar eksporti ka qenë në vlerë prej 87 milionë euro, kurse sivjet është 126 milionë. Eksporti i mallrave është bërë kryesit në vendet e Bashkimin Evropian, vendet e CEFTA-s, por rritje të eksportit ka edhe drejt SHBA-së”, ka thënë Stavileci, njofton Klan Kosova.

“Eksporti ynë dominon produktet e metaleve por ka edhe rritje të industrive që eksportojnë produkte gatshme që përfundojnë tek konsumatorët. Kemi industri që janë duke u rritur, ajo e përpunimit të metaleve, ajo e mobilierive eksporton në SHBA dhe BE. Kemi industrinë ushqimore të pijeve alkoolike dhe joalkoolike”.

Stavileci ka thënë se çdo e hyrë nga eksporti përkthehet në mirëqenie të qytetarëve të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme