Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në ShBA

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 20:30 | Nga Ekonomia Online

Kompania e dyshekëve “Comodita Home”, nisi këtë të hënë 35 kamionë për në tregun amerikan.

Sipas përgjegjësve, maune të tilla me dyshekë e mbishtresa dyshekësh transportohen edhe gjatë ditëve të tjera të javës me rreth 20 kamionë në ditë, njofton Klan Kosova.

Ndërsa falë punës së madhe që bëhet në fabrikën “Comodita Home” po synohet që të rriten edhe kapacitetet me staf dhe hapësira të reja.

Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, nga eksporti i produkteve fabrika e dyshekëve “Comodita Home” ka arritur qarkullimin prej 40 milionë euro.

Të ngjashme