Dëgjim publik për Këshillin Ekonomik-Social, mangësi mbetet financimi dhe përfaqësimi

Prishtinë | 04 Mar 2019 | 12:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Financimi, përfaqësimi dhe sekretaria janë vetëm disa nga mangësitë që ka Ligji aktual për Këshillin Ekonomik-Social në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Këto u nxorën nga dëgjimi publik në komisioni parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, nga përfaqësues të odave, institucioneve dhe anëtarëve të KES-it. Këta të fundit dhanë vlerësimet e tyre për ndrydhim-plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomik-Social.

Minire Begaj nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale tha se si ministri që e kanë sponsorizuar këtë ligj kanë kërkuar specifikime të kriteret përfaqësimit dhe financimi i Këshillit Ekonomik-Social.

Sipas saj, MPMS-ja ka paraparë ndryshime të neneve të ligjit aktual.

“Ky projektligj do ti specifikon më mirë kriteret nga ana   e punëdhënësve dhe punëmarrësve duke përfshirë që temat që diskutohen në Këshillin Ekonomik janë tema të nivelit nacional dhe prekin të gjithë punëtorinë e Kosovë. Ka qenë edhe sfiduese çështja e financimit të këshillit ekonomik Sociale sepse nuk kemi pasur një  nën-kod të veçantë që të gjitha punët që bëhen rreth dialogut social nuk kanë qenë të specifikuara dhe mendoj që ka qenë vështirë edhe për ministrinë pasi që të gjitha nuk janë arritur të mbulohen të gjitha aktivitetet. Njëkohësisht ka qenë edhe çështja e sekretarisë”, tha Begaj, raporton EO.

Ndërsa, Halil Sejdiu, kryetar i Sindikatës së Pavarur në KES, kërkoi që përfaqësimi i partnerëve të jetë ashtu siç ka qenë, sipas tij, kur është hartuar ligji është bërë me konsultim me Bashkimin Evropian.

“Në momentin që e kemi hartuar ligjin mbi KES-in edhe me konsultim edhe me BE-në edhe me të gjitha nuk ka më pak se 25 për qind të përfaqësimit të partnerëve social ne e kemi zbritur në 10 për qind dhe duam të jetë i tillë. kemi të bëjmë më një ligj konfederal edhe ne si sindikatë i kemi tri nivele të hierarkinë dhe nëse s’ështe konfederal asgjë s’është bërë”.

Leonora Lukaj, nënkryetare e Sindikatës së Pavarur, tha se bashkërisht duhet të bëhen politika nacionale që të bashkohen përfaqësuesit e punëtorëve. Sipas saj, nëse duhet të ketë përfaqësim dinjitoz të punëtorëve, duhet t’i lihet përgjegjësi konfederatave.

“Duhet bashkërisht të bëjmë politika nacionale që ti bashkojmë përfaqësuesit e punëtorë. Nëse dojmë ta forcojmë përfaqësimin e punëtorëve është e vetmja mundësi në nivel nacional ti lejmë përgjegjësinë ma shumë konfederatave që secila që e gjen vetën të bëjnë politika. Nëse e lejmë këtë nen të tillë brenda KES-it do të lëmë vetëm dy federata”, tha Lukaj.

Se duhet të ketë kritere strikte të përfaqësimit në Këshillin Ekonomik-Social e thotë edhe Lumnije Ashani nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Ajo tha se anëtarësimet në KES, duhet të kenë kriteret e përfaqësimit dhe të argumentojnë numrin e anëtarëve.

“Lidhur me kriteret ne prapë qëndrojmë tek ato të cilat i kemi cekur më herët të jetë 10 për qind. Nuk jemi për monopol nuk jemi që Oda të mbajë mandatin e saj dhe të mos të përjashtoj institucionet e tjera. Është lehtë të regjistrohet një OJQ dhe ajo të jetë më dy anëtarë dhe me tre anëtarë dhe të përfaqësoj në KES e shohim që nuk është e arsyeshme dhe racionale kërkojmë që në KES të jenë kriteret strikte që të përfaqësojnë politikat, atëherë të argumentojnë me numrin e anëtarëve kur organizatat e tyre të jenë të anëtarësuara siç është Oda Ekonomike në organizata evropiane dhe ndërkombëtare”, pohoi Asllani.

Gjatë këtij debate publik, reagoi përfaqësuesi i punëtorëve, Halil Sejdiu. Ky i fundit, tha se Këshilli Ekonomik-Social ka punuar ndonëse të tjerët, sipas tij, thonë se ky këshill nuk ka bërë punë.

“Më vjen keq, dikush mund të thotë që KES nuk ka funksionuar hiq, por ka punuar ka pasur kërkesa rezoluta ka pas edhe në vitin 2012 2013 ka pasur rezolutën e Trepçës të cilin e ka miratuar edhe Kuvendi i Kosovës, kemi edhe raporte. Nuk jemi me përjashtuar jemi me respektua rregullat të cilat si partner social i miratojmë vet. Tendenca për gjithë përfshirje dhe mundësia me kontaktuar me partnerë ndërkombëtarë e kanë të gjithë” , shtoi Sejdiu.

Kryesuesja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, Besa Baftiu, tha se ligji duhet të specifikojë edhe mënyrën e financimit të KES-it.

“Duhet të precizohet ndoshta edhe me ligj ne do ta bëjmë se si do të financohet KES-i. Unë po i dijë dilemat e juaja se si do të precizohet financimi. Te sekretariati ne e dimë çfarë roli ka edhe e kemi parë që nuk ka funksionuar”, tha Baftiu.

Ndërsa, anëtarja e komisioni, Flora Brovina, tha se i ka penguar mosfunksionimi dhe mossiguria e sindikatave në Këshillin Ekonomik-Social.

“E para që më ka penguar ka qenë mos funksionimi ose mossiguria e sindikalistëve që ta marrin rolin e barabartë të pjesëtarëve të tjerë të këtij këshilli. Janë ndjerë sikur janë në strehën e tyre ose ata vetën e kanë ndier më të favorizuar”

Deputeti, Naser Rugova, tha se nuk duhet të nxitohen me ndryshimet e ligjeve. Sipas tij, pavarësisht që Kosova po merr modele të vendeve të BE-së për forcimin e legjislacionit, vendi po dallon prej shteteve të tjera.

“Edhe te ky ligj që konsideroj që është i rëndësishëm mos të nxitohemi shkojmë kadal dale dhe vërtetë ti shohim të gjitha barrierat që i kanë dalë përballë këtij ligji. Kur po marrim praktika të vendeve tjera, por që edukimi i mekanizmave që zbatojnë ligjin përvoja e legjislacionit, pjesa e viteve kur ata e kanë kaluar tranzicionin ka dallim të madh me Kosovën, ose po marrin modele të shteteve që janë në BE që në aspektin territorial por edhe demografik por edhe legjislacionit, janë 100 vjet para neve”, tha Rugova.

Të ngjashme