Dogana identifikon 8 vetura me kilometra jo të sakta, dënohen me 5000 euro

Prishtinë | 06 Sht 2019 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Dogana e Kosovës informon të gjithë qytetarët se është duke hasur në raste kur kilometrat e veturave të përdorura rriten me qëllim të tentimit të pagesës më të ulët, transmeton Ekonomia Online.

Kodi doganor i Kosovës neni 276 pika për shkak të shmangieve në detyrimet doganore aplikon gjoba financiare ndaj personave që i kanë paraqitur për zhdoganim veturat.

“Gjatë javës së kaluar si dhe gjatë kësaj jave ka identifikuar 8 raste të veturave (që të gjitha janë penalizuar me rreth 5 000 euro gjoba), te cilat janë paraqitur për zhdoganim, ku pas verifikimit te kilometrave, janë identifikuar se kemi te bëjmë me mashtrim në kilometra”, thuhet në njoftimin e Doganës.

“Dogana e Kosovës-Sektorët përkatës do te vazhdojnë të bëjnë verifikimin e kilometrazheve të kaluara të veturave që do të zhdoganohen prandaj i bëjmë apel te gjithë qytetarëve, që mos të bien pre e personave te pa ndërgjegjshëm, të cilët munden edhe t’i ofrojnë ofertat për manipulime të kilometrazhit të veturës, me qëllim shmangieje nga detyrimet doganore sepse gjobat dhe taksat doganore prape do t’i paguan qytetari që e zhdoganon veturën”.

“Dogana e Kosovës do te vazhdon drejt misionit të vete, zbatimit te ligjit në fushë veprimtarinë përkatëse”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme