Ekonomia e Japonisë rritet me 2.1%

Prishtinë | 20 Maj 2019 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Ekonomia japoneze rifitoi vrull në tremujorin e parë, duke marrë nxitje nga eksportet dhe hedhur poshtë shqetësimet për recesion në ekonominë e tretë më të madhe në botë.

Produkti i Brendshëm Bruto në Japoni, u rrit me 2.1% në tremujorin e parë me bazë vjetore, duke thyer projeksionet për një tkurrje me 0.2%.

Rritja erdhi kryesisht nga tregtia neto, ndërkohë që importet ranë më shpejtë se importet, çka reflekton kërkesën e dobët brenda vendit. Konsumi privat ra me 0.1% ndërsa shpenzimet kapitale humbën 0.3%, duke ngritur dyshime mbi perspektivën e politikëbërësve se kërkesa e fortë brenda vendit do të kompensojë rënien e tregtisë.

Të dhënat e Produktit të Brendshëm Bruto vijnë ndërkohë që treguesi ekonomik i Qeverisë projektonte një recesion në Japoni, ndërkohë që eksportet dhe industria kanë pësuar goditje nga ngadalësimi i ekonomisë kineze dhe lufta tregtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme