Fermerët protestojnë para Qeverisë, paralajmërojnë bllokim të rrugëve

Prishtinë | 29 Sht 2020 | 15:24 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një grup i fermerëve, prodhues të qumështit kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku edhe kanë derdhur qumësht në shesh, dhe kanë kërkuar takim me kryeministrin Avdullah Hoti.

Ata kanë kërkuar që Qeveria t’u dal në ndihmë, në të kundërtën kanë paralajmëruar ashpërsim të protestës.

Ramdan Memaj, Kryetar i këshillit koordinues tha se atë kërkuan takim me kryeministrin, por që u është thënë se Hoti nuk mund t’i presë në takim.

Ai ka thënë se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar asnjëherë

“Ne kemi bërë edhe thirrje publike mirëpo asnjëherë nuk kemi  arritur ta takojmë. Ne do të vazhdojmë me protesta dhe do të ketë bllokim të rrugëve dhe fermerët sot të dalin me pajisjet e tyre”.

Xhelal Mazreku, kërkojnë nga kryeministri që të mbyllet kufiri dhe të shitet qumështi në Kosovë.

“Nga kryeministri kërkojmë të  na gjej zgjidhje sepse nuk po kemi zgjidhje.  Tash askush s’po e merr tomlin,  sepse po vjen prej Serbisë.  Shteti të marrë tomlin tonë, na jemi duke kërkuar te punojmë. Le te bëjnë zgjidhje sepse po e derdhin ne toke .Po i apelojmë qeverisë te marrin tomlin tonë”.

Hatixhe Binaku, fermerë tha se po janë të detyruar të derdhin qumështin

“Gjynah  qumështin me  derdhë. Po e derdhim prej zori. Na duhet me majtë familjen. S’po na duhen jon subvencione”.

Vilajet Mustafa, fermer tha se janë të futur në kredi.

“Jemi në  kredi. Unë qumështin e derdhi në kanal te plehit  që 1 muaj”, tha ai.

Të ngjashme